Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ku gaboi Rama me videon e “Xhisielës”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Ku gaboi Rama me videon e “Xhisielës”

Kryeministri Edi Rama iu hakërrua sot strukturës së Ministrisë së Brendshme  SHÇBA apo Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai akuzoi se SHÇBA nuk kishte bërë publike videot e kamerave të policisë së Fushë-Krujës, ku vërtetohej se çështja “Xhisiela” ishte fund e krye një mashtrim.

Sipas Kryeministrit, shpifja goditi policinë dhe mori dhenë, ndërkohë që publikut shqiptar iu mohua e drejta për të parë të vërtetën.

Sigurisht që Kryeministri me këto akuza është krejtësisht i gabuar, nëse nuk ka dashur vetëm të ritransmetojë në publik, me lezet, një tjetër fakt – atë që thotë se kamerat e policisë së Fushë-Krujës vërtetojnë se Taulant Balla, deputeti Rraja, apo të afërm të tij, nuk kanë qenë në komisariat ditën e përfolur.

Por nga ana tjetër ai është krejtësisht jashtë logjike kur thotë se SHÇBA duhet të publikonte pamjet. Kjo sepse SHÇBA është një strukturë e Ministrisë së Brendshme që punon pikërisht për të kundërtën – ajo punon dhe investigon sa herë që policia, krerë të saj, apo punonjës të thjeshtë nxjerrin në media, apo rrjetet sociale, pamje filmike, foto, dokumente, apo të dhëna të tjera që përbëjnë sekret hetimor.

Sigurisht që Kryeministri Rama duhet ta dijë se është prokurori ai që merr në dorëzim të gjitha materialet e hetimit, qoftë ato të siguruara nga SHÇBA, dhe është sërish po ai, që vendos të publikojë njërën apo tjetrën.

Por edhe publikimi i materialeve me vendim të prokurorit ka radhën e vet. Zakonisht prokurori i çështjes, që është Zoti i gjithë punës që kryhet, apo ndërtohet, ka të drejtë që të publikojë një video, një foto apo një dokument, vetëm kur hetimi ka dështuar në identifikimin e autorit apo autorëve të një ngjarjeje me impakt të madh publik.

Pra me bërjen publike të këtyre materialeve, prokurori vlerëson si mundësi që publiku i gjerë të mund të japë të dhëna më dobiprurëse në favor të zbardhjes së çështjes me të cilën kanë lidhje.

Përmbledhur më shkurt, SHÇBA nuk ka asnjë mundësi ligjore të bëjë publike materiale hetimore dhe, nga ana tjetër, çdo publikim pa autorizimin e prokurorit përgjegjës të çështjes, përbën shkelje e cila të çon në përgjegjësi penale.

Për këto arsye Kryeministri Edi Rama gabonte kur u hakërrehej drejtuesve të këtij shërbimi – një gabim qoftë elementar, qoftë me kast, që duket provokonte edhe djersët e pazakonta që e mbuluan gjatë fjalës para drejtuesve të policisë./ Fe. De. TIRANA TODAY

Tags: ceshtjaedi ramaKu gaboiSHCKBxhisiela

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital
Aktualitet

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Next Post
Përleshje masive, shqiptarët rrihen keq me të burgosurit

Përleshje masive, shqiptarët rrihen keq me të burgosurit

Pozicion jashtë loje apo ‘përgjumje’ e mbrojtjes, ja si shpjegohet goli i Izraelit (Video)

Pozicion jashtë loje apo ‘përgjumje’ e mbrojtjes, ja si shpjegohet goli i Izraelit (Video)

Mbi 150 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja

Mbi 150 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit
Bota

Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

by mirseda
09:16 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka bombarduar rëndë objektiva në Ishullin Kharg...

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

22:44 | 13/03/2026
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com