Në kulmin e akuzave ndaj mazhorancës, Edi Rama ka marrë një vendim. Ai dhe të gjithë përfaqësuesit e partisë se tij të denoncojnë çdo akuzë që do ta cilësojnë si shpifje. Sipas tij, ky vendim do përfshijë qoftë kur vjen shpifja nga kundërshtarët politik ashtu dhe nga mediat.
Pas reagimit të tij të parë në “Facebook”, kryeministri ka reaguar edhe me një shënim në Twiteer.
“Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur, për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, shkruan Rama.
Për çdo njërën nga çështjet që do të fitojnë do të kërkojnë dëmshpërblim financiar. Të ardhurat vetë kryeministri lajmëron se do të shkojnë për një strukturë të re që do të ngrihet nga shumica e që ai propozon ta pagëzojnë si Fondi i Edukimit.