Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Këto janë lot burri, Rama na groposi”, fjalët e pronarit që i prishën lokalin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Këto janë lot burri, Rama na groposi”, fjalët e pronarit që i prishën lokalin

Dy objekte janë prishur sot nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pranë “Syrit të Kaltër”.

Konkretisht, janë prishur dy lokale në territorin e Bashkisë Finiq, i cilësuar prej vitesh Monument Natyre.

Bëhet fjalë për dy objekte me strukturë druri që ishin vendosur aty prej shumë vitesh. Pronarët nisën që herët në mëngjes punën për çmontimin e pajisjeve, ndërsa specialistët e IKMT-së ndërhynë më pas me mbështetjen e Policisë.

Në lokalin e parë “Blue Eye”, i cili ndodhet në hyrje, ende nuk e besojnë për prishjen e objektit të tyre. Ata pretendojnë se “janë të rregullt me shtetin dhe të kompletuar me dokumentacionin përkatës”. Sipas tyre, kontrata e lidhur skadon në vitin 2023. Megjithatë, pronarët nisën ta çmontonin vetë objektin.

“Nuk jemi pa leje, jemi të pajisur me gjithë dokumentacionin e duhur”, shprehen ata. Edhe në lokalin e dytë, çmontimi kishte nisur që herët.

Pronari i këtij lokali, Fatmir Gjoka, shprehet i përlotur se ka 20 vjet që e ka ngritur nga hiçi lokalin, si dhe tregon për investimet që ka kryer vetë ai për të thithur turistë, si elektrifikimi dhe shtrimi i rrugës.

Fatmir Gjoka

Fjala e Gjokës

“Nuk di se çfarë të bëj. Shteti është shtet. Na groposi. Këto janë lot burri. Ta shohë dhe Kryeministri se çfarë bëjnë. Na lajmërojnë 24 orë më parë? Çfarë të bëjmë, nuk e di. Kam 20 vjet që operoj me taksa, jam i rregullt dhe sipas ligjeve të shtetit tim. Ka 20 familje, që ushqehen me punën që bëjnë këtu në biznesin tim. Nuk kam asnjë informacion se çfarë do të bëhet këtu. Nuk e marr vesh kush ia ka vënë syrin. Nuk e di a është ndonjë lupo, apo ka dhënë ndonjë lekë nuk e di. Unë kam një kontratë me ‘Albturizmin’, me Ministrinë e Kulturës. E kam njoftuar dhe nuk më kanë kthyer përgjigje.

Këtu afër është ngritur edhe një kioskë para një viti, që shet nga të gjitha llojet, nuk e di nëse i hapet rrugë asaj. Nuk e di e kujt është. Mbaruan zgjedhjet në 27 qershor, në 28 e sollën kioskën dhe e ngulën me vinç këtu. Në 31 janar 2019 mbush 20 vjet plot këtu tek ky vend. Vendi këtu ka qenë një përrua. Unë e kam sjellë korrentin nga 2 km se nuk kishte korrent këtu. Vura në eficencë fshatin turistik të vogël. Kam mbjellë shumë pemë. Edhe rrugën deri këtu e kam bërë vetë dhe të kem këtë përfundim, të më hedhin si leckë, nuk e kuptoj”, shprehet Gjoka për Panorama.al.

Tags: “Këto janëe pronaritFjalëtlokalinlot burrina groposi”që i prishënrama

TË LIDHURA

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,
Aktualitet

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,

15:22 | 25/02/2026
Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës
Aktualitet

Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

14:57 | 25/02/2026
Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë

14:54 | 25/02/2026
Next Post
Serbët njollosin Champions-in, 5 milionë euro për të trukuar ndeshjen

Serbët njollosin Champions-in, 5 milionë euro për të trukuar ndeshjen

Tentoi të vriste prostitutën shqiptare, i riu e flaku nga furgoni

Tentoi të vriste prostitutën shqiptare, i riu e flaku nga furgoni

Foto/Meleku u martua, por Sarpi habit me veprimin ndaj aktores

Foto/Meleku u martua, por Sarpi habit me veprimin ndaj aktores







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme
Rajoni

Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme

by mirseda
15:24 | 25/02/2026
0

FBI-ja greke” bastisi burgun e Domokos të mërkurën në mëngjes. Nga kontrollet e kryera, ndër të tjera,...

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,

15:22 | 25/02/2026
Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

14:57 | 25/02/2026
Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë

Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë

14:54 | 25/02/2026
Spiropali takim me Kurtin, Osmanin, Haxhiun dhe Konjufcën: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion

Spiropali takim me Kurtin, Osmanin, Haxhiun dhe Konjufcën: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion

14:44 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com