Kreu i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Shëlli, ku u vranë 3 persona.
51-vjeçari Kujtim Koxha është autor i masakrës, ndërsa kryebashkiaku tregon telefonatën e fundit me brigadierin, një nga personat e përfshirë në ngjarje.
“Për ngjarjen më njoftoi brigadieri në telefon. Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’. Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur”, ka thënë Rizvani për News 24.
Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija u vranë më automatik nga Kujtim Koxha. Viktimat ishin ulur në një lokal të fshatit për të ngrënë drekë. Dy orë pas krimit policia arrestoi autorin e dyshuar. I plagosur nga ngjarja ka mbetur gjithashtu Astrit Hani.