Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë kthyer në dy njerëzit më të përfolur në media pas kaosit që krijuan në përballjen e tyre në UFC. Rusi fitoi duelin në kafaz dhe vazhdon të jetë kampion bote në artet marciale mikse në peshat e lehta, por pret që të marrë një ndëshkim nga Komisioni i Nevadës. Por pakkush e di që para pak vitesh Khabib dhe Conor kanë qenë miq të ngushte dhe stërviteshin bashkë.
Gjithçka mendohet të ketë filluar kur Conor u përball në boks me Floyd Meyweather, ku edhe pse humbi fitimet ishin marramendëse. Fushata e tij më pas ishte që ti rriste vlerën edhe ku ai ishte ekspert, UFC-në. Mendohet se i gjithë konflikti mes dy miqve të ketë filluar për këtë arsye, pasi ishin dy figura të dashura për publiku dhe e dinin që skena të tilla do të rrisnin interesin për sfidën.
Lëvizjen e parë e bën presidenti i UFC-së, Dana White , i cili mori vendimin për ti hequr titullin kampion irlandezit pasi nuk kishte zbritur në ring për ta mbrojtur për një kohë të gjatë dhe ai iu dha Khabibit në një përballje me një sportist jo të nivelit të tij.
Më pas futet në skenë Conor i cili në prag të asaj sfide në Brooklyn sulmon autobusin e Khabibit, duke arritur që t’i lëndoj disa persona. Rusi shpallet kampion dh në atë moment fillon “lufta” me deklaratat në media, ku sulmet e McGregor ishin të ashpra.
Në konferencën e përbashkët për shty irlandezi tregon të gjitha aftësitë e tij për aktrim, ku e sulmon rusin në ‘pikat e dobëta’ duke i ofenduar familjen, fenë islame në të cilën besonte Khabib dhe filloi ta tallte keq.
Por nga ana tjetër rusi e kishte ruajtur të gjithë ‘hakmarrjen’ e tij për në kafaz ku e mposhti McGregrin dhe më pas krijoi kaos. Duke parë që skema e tyre pati sukses u mendua për ta bërë më interesant revanshin që do të kërkonte Conor. Për këtë Khabi u tregua profesionist në aktrim dhe pasi fiton në kafaz sulmon ekipin e irlandezit që solli një përleshje masive.
Duket e pabesueshme që një miqësi të kthehet në një urrejtje q të madhe në një kohë aq të shkurtër, por fakt është që revanshi do të sjellë fitime marramendëse dhe misioni duket se është përmbushur deri tani. TIRANA TODAY