Zbulohen identitetet e çiftit shqiptar që u kap në Itali me 5 kg kokainë. Të rinjtë e arrestuar janë Indrit Cahani, i lindur më 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli, e lindur më 19.06.1989.
Çifti u kap në aeroportin e Romës, ku iu zbuluan 5 kg kokainë në valixhe, teksa ktheheshin nga Brazili tranzit.
Mendohet se çifti ka luajtur rolin e korrierit të drogës së bllokuar në Romë.
Teksa policia italiane ka tentuar t’i kontrollojë, gruaja ka thënë se ishte shtatzënë duke kundërshtuar dhe kërkuar që të vazhdonin. Madje bashkëshorti ka nxjerrë edhe ekografinë për t’iu thënë forcave të policisë se bashkëshortja ishte në rrezik dështimi.
Pavarësisht këmbënguljes së tyre për të mos u kontrolluar, policia ka hapur valixhet dhe në një fund të dyfishtë ka zbuluar 5 kg kokainë të pastër.
Mediat italiane shkruajnë se kokaina e gjetur në valixhe kap vlerën e 2 milionë eurove.