Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur CIA përgjonte edhe sherret në familjet shqiptare (Foto)

8 vjet ago
in Të Gjitha, TT

Eshtë e njohur që gjatë periudhës së komunizmit, CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës), apo shërbimi sekret amerikan, punonte fort të kishte informacione për regjimin komunist të Enver Hoxhës, për linjën politike, për diplomacinë, ushtrinë, etj. Dihet gjithshtu se në kushtet e izolimit total, dhe kontrollit të qytetarëve shqiptarë nga Sigurimi i Shtetit, informacionet nga Shqipëria kanë qenë të pakta, kryesisht të marra nga të arratisurit jashtë vendit.

Porse në një dokument sekret të sajin, të datës 22 maj 1952, ku janë përfshirë të dhënat e siguruara nga marrja në pyetje e disa shqiptarëve, duket se CIA ka qenë e interesuar edhe për detaje nga më të hollësishmet, siç janë për shembull shkaqet për konfliktet në brendësi të familjeve.

Në faqen dy të këtij dokumenti që mban datën 17 maj 1952, dhe që cilësohet si “Memorandum” me subjekt “Shënime për gjendjen e përgjithsme në Shqipëri”, në pikën 4 shkruhet tekstualisht:  “4. Në fshatin Konispol, Avni Malo dhe nëna e tij çdo ditë rrahin gruan e ish (?) sepse burri i saj nuk dëshiron të bëhet agjent i Sigurimit sikurse ata”.  Origjinali në anglisht: “4. In the village of Konispol Avni Malo and his mother beat every day the wife of the former (?) because her husband does not want to become a Security agent like them”.

Më tej në pikën 1 thuhet se sipas dëshmisë së Zejnel Merxhanit nga fshati Konispol, të gjithë të internuarit e Kampit të Tepelenës janë liruar.

Në pikën 2 thuhet se në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, në kanale punonin 880 të burgosur.

Në pikën 3 thuhet se në fshatin Aranitas në Mallakastër janë grumbulluar të gjitha familjet reaksionare nga zona të ndryshme.

Në pikën 5 thuhet se kreu i Komitetit Ekzekutiv të Kolonjës, Maliq Vodica, u jep urdhëra punëtorëve, se në rast se dikush ka në familje ndonjë të dënuar nga komunistët, të mos qajë në shtëpinë e vetë, pasi do të ketë pasoja, etj.

 

Tags: agjent sigurimicia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Merret vendimi, burg për Martinajn dhe Haton

“Policia merret me ndërtim, transporton prej kohësh…”

Balla i kthehet Bashës: Unë jam mësuar me ty, Shqipëria nuk e meriton këtë baltosje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com