Kryedemokrati Lulzim Basha, me anë të një mesazhi në Facebook, thotë se para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.
Basha i referohet deklaratës së bërë nga djali i deputetit të PS-së, teksa shkruan se Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë, sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë.
Sipas tij, Rexhepi shpëtoi falë pushtetit të të atit dhe të kryeministrit Rama, por në sajë të denoncimit, presionit të shoqërisë dhe opozitës, ai doli në sallën e gjyqit.