gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Maqedoni, katër incidente deri tani në referendum

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Maqedoni, katër incidente deri tani në referendum

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ka treguar se numri i incidenteve që janë shënuar në polici gjatë votimit për referendumin e sotëm, deri në ora 11 është katër.

“Nga hapja e vendvotimeve deri më tani janë regjistruar 4 incidente. Në shkollën “Llazo Angellovski” në lagjen Lisiçe në Shkup, K.Zh. (22 vjeçar), nga Shkupi e ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke ofenduar qytetarët dhe më pas ka sulmuar dhe zyrtarët policor. Ai është arrestuar menjëherë dhe gjendet në stacionin policor në Aerodrom”.

Incidenti i dytë është paraqitur nga një mashkull 80 vjeçar nga Zubovca në Gostivar, i cili ka thënë se është ofenduar në lidhje me referendumin nga 64-vjeçarja S.M. Ajo është thirrur në stacion policor dhe incidenti është duke u zbardhur.

Më tej, policia ka hasur një rast në Strugë, në afërsi të vendvotimit në shkollën “Braqa Milladinovci”, ku persona kanë fotografuar votuesit nga ballkoni i ndërtesës së tij. Policia i ka marrë në stacion këto persona dhe në koordinim me Prokurorinë Publike punohet në zbardhje të rastit.

Incidenti i fundit, sipas Angellovskit, ka ndodhur në shkollën fillore “Vanço Prkev” në Shtip.

“P.O nga Shtipi ka lajmëruar se kur ka sjellë ushqim për anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal, është fotografuar dhe ofenduar nga personi E.S. Ky i fundit është dërguar në stacion policor” tha zëdhënësi. Ai bëri apel te qytetarët ta respektojnë të drejtën e privatësisë gjatë votimit dhe të respektojnë ligjet, përndryshe MPB do t’i sanksionojë ato.

Deri në orën 11:00 në 3.480 vendvotime në territorin e Republikës së Maqedonisë votimi po vijon qetë dhe pa parregullsi. Nga 92,06 për qind të të dhënave të përpunuara prej vendvotimeve deri në orën 11:00 në votim kanë dalë gjithsej 8,03 për qind e votuesve të regjistruar në këto vendvotime.

Në KSHZ deri në këtë moment, siç informoi në konferencë shtypi zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska janë dorëzuar shtatë ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale për votim, njofton Klan Maqedoni. Tre prej tyre janë refuzuar, ndërsa katër janë në përpunim e sipër.

Në linjën falas të telefonit 0800 555 44 përmes së cilës qytetarët duhet të paraqesin parregullsi apo të parashtrojnë pyetje në KSHZ, qytetarët e shfrytëzojnë këtë linjë telefonike, ndërsa kryesisht, theksoi Guguçevska, pyetjet janë lidhur me të drejtën e tyre personale për votim. Nga KSHZ apelojnë se në raste të tilla qytetarët t’i lënë të dhënat e tyre për kontakt që të munden shërbimet e KSHZ-së t’u përgjigjen pyetjeve të parashtruara. Dalje më të lartë, informojnë nga KSHZ, ka në komunën Qendër 13,31 për qind, në Kriva Pallankë 13,8 dhe komunën e Karposhit 12,51, ndërsa më të ulët në komunën e Mogillës 3,16 dhe në Plasnicë 3,30. Në pyetjen e gazetarëve se pse ka ndryshim lidhur me dorëzimin e materialit zgjedhor pas përfundimit të votimit, zëdhënësja e KSHZ-së, Guguçevska potencoi se dorëzimi i materialit zgjedhor pas përfundimit të votimit prej këshillave zgjedhorë në KSHZ parimisht në të gjitha proceset e kaluara është kryer në të njëjtën mënyrë.

Tags: deriincidentekatermaqedonireferendumTani

TË LIDHURA

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi
Rajoni

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare
Bota

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: Irani sulmon Izraelin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Jordaninë
Bota

Tensione në Lindjen e Mesme: Irani sulmon Izraelin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Jordaninë

09:02 | 25/03/2026
Next Post
“Xhisiela”/Rama mesazh ish-oficerit: Horr i kthyer në hero, nuk i ndahemi këmba-këmbës

Arrestimi i djalit të deputetit të PS-së, Rama: Mbështesim drejtësinë

E pabesueshme, shikoni çfarë humbi Shaqiri përballë Chelsea (Video)

E pabesueshme, shikoni çfarë humbi Shaqiri përballë Chelsea (Video)

Kryebashkiaku i Cërrikut: Balla kërcënonte qytetarët me makinat e policisë

Balla reagon pas arrestimit të Rexhep Rrajës: Drejtësia të thotë fjalën e saj







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi
Rajoni

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

by mirseda
09:23 | 25/03/2026
0

Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është...

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

09:14 | 25/03/2026
Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

Me armë zjarri në makinë dhe banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

09:08 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com