Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I dha fund jetës pasi dogji ullishtën, rrëfehet burri i viktimës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
I dha fund jetës pasi dogji ullishtën, rrëfehet burri i viktimës

Shkaktoi zjarr masiv ndërsa digjte barishte, i jep fund jetës duke u vetëhelmuar 55-vjeçarja pas frikës se mund të arrestohej nga Policia.

Dallandyshe Blliku, një ditë para ngjarjes së rëndë kishte ndezur zjarrin në oborrin e banesës për të djegur mbeturinat. Por për shkak të erës së fortë që frynte, shkëndijat e zjarrit janë përhapur duke bërë që flakët të përhapeshin nëpër kodrinën afër banesës. Zjarri ka prekur ullinjtë dhe shkurret, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në atë zonë. Mbi 3 mijë rrënjë ullinj u shkrumbuan dhe u deshën rreth 24 orë që flakët të viheshin nën kontroll.

Zjarri shkrumboi rreth 20 hektarë shkurre dhe ullishte. Mëngjesin e së premtes, blutë nisën të merrnin në pyetje banorët e lagjes dhe kjo bëri që 55-vjeçarja të përjetonte keq veprimin që kishte kryer. Në gjendje të rënduar psikologjike, shumë e tronditur dhe me peshën e madhe të ndërgjegjes së vrarë, gruaja ka pirë fostoksinë duke zgjedhur fundin fatal për jetën e saj.

Fillimisht nuk u mor vesh arsyeja, por vetëm pasi Policia dhe ambulanca shkuan për t’i dhënë ndihmë, burri i saj tregoi arsyen. Ai u tha uniformave blu se Dallandyshja kishte pirë fostoksinën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në të cilën ndodhej pas zjarrit të shkaktuar.

“I mblodhëm dje ato mbeturinat, e unë i thashë mos i digj po pati erë se mos na bën dëme. Më vonë mora vesh që ajo e kish ndezur zjarrin. Erdhi dhe më tha nga ora 7 e darkës. I thashë, na paske hapur punë. Sa thashë unë këtë, ajo shkoi mbrapa te lopët dhe aty ka pirë fostoksinën. Pak më vonë erdhi kryeplaku, i mori deklaratën pastaj i tha ‘Hë se nuk ke bërë gjë’. Mua më erdhi era e fostoksinës dhe e pyeta: Mos ke pirë gjë? Jo më tha. Rrugës për në Polici, kur i plasën të vjellat, tregoi që kishte pirë fostoksinë”, tregon bashkëshorti i saj, Bujar Blliku./PANORAMA/

Tags: burriDogjifundjetëspasiRrëfehetullishtënviktimës

TË LIDHURA

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit
Aktualitet

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis
Politikë

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
Next Post
Dhunimi i Xhisielës, deputetet e PS-së përplasen me koleget e tyre opozitare

Dhunimi i Xhisielës, deputetet e PS-së përplasen me koleget e tyre opozitare

Reagon ashpër Fuga: Pse nuk duhet të shembet teatri?

Fuga: Pse ka frikë nënkomisari, a lejohen të hyjnë pushtetarët nëpër komisariate?

Dhunimi i Xhisielës/ LSI reagon ashpër pas deklaratës së Ramës: Kryeministri fryhet kot si derr…

Dhunimi i Xhisielës/ LSI reagon ashpër pas deklaratës së Ramës: Kryeministri fryhet kot si derr...







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com