Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetes së PD-së Grida Duma dhe deputetit socialist Taulant Balla në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top-Channel. Duma kërkoi që të mos i jepej shumë hapësirë Taulant Ballës, pasi ai është i akuzuar dhe duhet të japë llogari para drejtësisë.
Duma: Nuk e kuptoj pse e lë të vijojë ky debatin televiziv. Nuk e dija që do ndodhte kështu në emision. Sot u kujtua Balla t’i bëjë thirrje prokurorisë që të hetojë? Cilës prokurore? Asaj që e keni zgjedhur ju me votat tuaja?
Balla: Kjo është mënyra e baltosjes, e bërjes opozitë.
Grida Duma: Sot ky person që duhet të kishte turp që është këtu, ti i jep hapësirë publicitare.
Eni Vasili: Kjo është një dëshmi. Publicitet keni të gjithë.
Balla: Nëse do të kishit patur edhe pak kujdes për këtë rast, nuk duhet të kishit pritur deri të dilte video e radhës me emrin e kreut të grupit parlamentar të PS. Këtu bëhet fjalë për një politikë tërësisht ndryshe, unë mund…Nëse do doja të bëja këtë lloj politike do e kisha bërë, por nuk e kam bërë kurrë.
Duma: Nëse është fjala për të folur me ty, ti e di që je shembulli ekselent.
Balla: Probleme personale nuk ka këtu, problem është jeta njerëzore. Është e turpshme, nuk i takon PD ose opozitës të marrë në një qytetare të thjeshtë.
Duma: Unë kam lexuar dëshminë dje. Këtij personi duhet t’i vijë turp që…