Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është kursyer me kritikat ndaj Vlahutin, pasi është i mendimit se ka dëmtuar rëndë Shqipërinë. Në studion e emisionit ‘FAKT’, Berisha ka lëshuar akuza të tjera ndaj ish-ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ndërsa ka thuruar lavde për ambasadorin Lu.
“Nuk ekziston një paralelizëm mes tyre, pavarësisht se ata ishin dashuri politike bashkë, por me ambasadorin Lu kam patur dialog konstant me të, kurse përsa i përket Vlahutin, i thashë: Përfaqëson Beogradin apo Brukselin?
Edhe po të kërkonte lamtumirë, nuk do ta prisja.
Vlahutin dëmtoi Shqipërinë, nuk e di për llogari të kujt.
Nuk kisha dosje të saj për lidhje me shërbimet, por ajo tha se nuk ka nevojë për marrëveshje dhe konsensus mes forcave politike.
Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një përçarje e tillë politike”, është shprehur ai.