Një gjumë i mirë është garant për një ditë me energji. Ditët tona janë plot angazhime, e për rrjedhojë, një gjumë i qetë dhe pa shqetësime, do të ishte ilaçi ideal. Pagjumësia mund të krijojë mospërqëndrim, rënie produktiviteti, nervozizëm, lodhje, depresion, ankth, etj. Për tu relaksuar totalisht, shërbejnë edhe disa komponentë të tjerë si çarçafët e bardhë.
Kërkuesit janë të mendimit se të flesh me çarçafë apo jastëkë të bardhë, është zgjidhja më e mirë kundër stresit, ankthit apo pagjumësisë. Mesa duket, çarçafët e bardhë ndikojnë drejtëpërdrejtë në psikozën tuaj.
Po kështu, ngjyra e bardhë është vërtetuar se ndihmon sistemin nervor të çlodhet. Kjo është një terapi krejtësisht e sigurt dhe efektive, që promovon orë gjumi të qeta.