Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna më armë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në vendin e quajtur “Te shinat”.
Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Audi drejt një të riu.
Nga hetimi paraprak i policisë rezulton se një person ka qëlluar në ajër me arme zjarri tip pistolete. Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë është identifikuar autori dhe automjeti i përdorur prej tij. Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.