Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Marjo Kola, 42-vjeç, banues në Sarandë. Ai ishte menaxher dhe banakier në një lokal.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punonte, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.