Me kalimin e orëve, bëhen edhe më të qarta shkaqet e vendosjes së tritolit para derës së shtëpisë së një 43-vjeçari në Vlorë. Mësohet se pak kohë më parë, autorit i kanë djegur një automjet, ndërsa 43-vjeçari Jovan Ç, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për ‘trafik droge’, duke kryer edhe burg.
Po kështu, ky shtetas ka një pikë servisi në këtë qytet. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:20 minuta të mëngjesit të sotëm. Burime jo zyrtare thonë se tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së 43 vjeçarit, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkaq mësohet se në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë gruaja me fëmijët, ndërsa kryefamiljari nuk ka qenë në banesë. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka shoqëruar edhe kryefamiljarin në komisariat. Mendohet se tritoli është vendosur për të trembur 43-vjeçarin dhe familjen e tij.
https://tiranatoday.com/detajet-43-vjecarit-i-vendosin-tritolin-tek-dera-e-shtepise/