Deputetja e PD, Nada Meçorapaj, është nisur me urgjencë drejt Jalës, aty ku prej orëve të para të mëngjesit ka nisur një aksion i IKMT, për shembjen e ndërtimeve ilegale.
Për pasojë, aksioni është shoqëruar me përplasje mes familjarëve dhe policisë. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deputetja e PD ka përshkruar situatën aktuale, ndërsa thekson se banorët pretendojnë se miq të Ramës kanë interesa ndërtimi në atë rrip të bregdetit, ku dhe ndodhen banesat e tyre.
“Qe prej ores 5 te mengjesit sot, forca te IKMT, shoqeruar nga forca te shumta policie kane nisur shembjet e objekteve te banimit ne Jale. Banoret thone se nuk jane lajmeruar, dhe se prishjet po behen ne menyre te njeanshme.
Banoret jane perplasur fizikisht me policine, ne mbrojtje te prones se tyre. Ata pretendojne se miq te kryeministrit kane interesa ndertimi ne ate rrip te bregdetit ku ndodhen banesat e tyre. Bashke me kolegun Agron Shehaj, si deputete te qarkut dhe perfaqesues te PD, jemi nisur me urgjence drejt Jales”, shkruan ajo.