Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Thaçi i sigurt: Marrëveshja me Serbinë nuk e hap Kutinë e Pandorës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Shkëmbimi i territoreve/ Thaçi: Shqipëria nuk do të jetë kundër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar edhe një herë se marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit me Serbinë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar atyre që presidenti i quan skeptikë, tha se një marrëveshje e tillë siguron njohjen formale nga Serbia, anëtarësim në BE, NATO e OKB dhe veçanërisht bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën. Ndjekim qëndrimin e presidentit shkruar në rrjetin e tij social.

Kundërshtarët e idesë së tij për korrigjim kufijsh me Serbinë, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, i ka quajtur skeptikë të bashkuar. Përmes një statusi në profilin e tij në FB, kreu i shtetit ka thënë se shqetësime të tilla kishte edhe në të kaluarën dhe se po të dëgjoheshin këto qëndrime, Kosova nuk do të arrinte as ta shpallte pavarësinë e saj.

Në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë. Edhe ky shqetësim doli krejtësisht i pasaktë.

“Çuditërisht, edhe sot kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngrihen shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për ta kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë. Me lehtësi përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Krijojnë panik dhe mjegull duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë”.

Presidenti Thaçi ka shkruar se ka konsideratë të lartë për të gjithë ata që janë të përfshirë për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, ndërsa ka theksuar se ata që po e kundërshtojnë marrëveshjen paqësore, janë të gabuar.

“Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit me Serbinë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe i hap rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Marrëveshja paqësore e forcon stabilitetin duke mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan”.

Kreu i shtetit ka shkruar se skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino.

“Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën `Kuti e Pandorës’, e cila këto ditë po përflitet me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje të mundshme të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdoret në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë”, ka shkruar Thaçi në fund të statusit të tij në FB.

Tags: e hapi sigurtKutinëMarrëveshjaPandorësSerbinëThaci

TË LIDHURA

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme
Bota

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re
Bota

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
Next Post
Tregtia do rëndohet nga tarifat në “Rrugën e Kombit”

Tregtia do rëndohet nga tarifat në “Rrugën e Kombit”

Largimi i PDIU-së/ Idrizi: PS na vodhi mandatet

Largimi i PDIU-së/ Idrizi: PS na vodhi mandatet

“Trondit” Klodiana Lala: Policia është e fjetur dhe e pafuqishme ndaj krimit  

"Trondit" Klodiana Lala: Policia është e fjetur dhe e pafuqishme ndaj krimit  







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës

by mirseda
18:36 | 13/02/2026
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë dalë me një sqarim për qytetarët, duke mohuar...

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

17:30 | 13/02/2026
7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

17:12 | 13/02/2026
Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com