Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Nikolla e Rama në një mendje, nga 17 shtatori nxënësit s’do mbajnë më celularë në mësim

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Nikolla e Rama në një mendje, nga 17 shtatori nxënësit s’do mbajnë më celularë në mësim

Rama ka prezantuar një vendim të ri, në lidhje me nxënësit dhe mësuesit, se duke nisur nga dita e hënë, ata në mënyrë kategorike nuk do të lejohen që të mbajnë celularë në orën e mësimit. Kjo kërkesë është parashtruar edhe më herët nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Viti i ri shkollor vjen me një risi për nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar, nga cikli fillor e deri tek ai i mesëm. Telefonat celular nuk do lejohen të përdoren gjatë procesit mësimor. Ky është urdhri i firmosur më herët nga Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla. Nisma në fjalë parashikon fokusimin e nxënësve, por edhe të mësuesve në funksion të procesit mësimor.

Kryeministri Rama, gjatë takimit me mësuesit që u emëruan në arsim përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, tha qartazi se nxënësit nuk do të lejohen që të mbajnë telefona në shkollë. Po kështu edhe për mësuesit. Një nismë e tillë shtoi kryeministri, do të shtrihet më pas edhe në institucionet shtetërore, pasi sipas tij, janë bërë si klube interneti.

“Libri është miku më i mirë, fëmijët e kuptojnë, por jo prindërit. Zhgarravitja e librit u duket liri, ruajtja diktaturë, nuk është çështje lekësh. Është lidhja me atë objekt që i flet mendjes, zemrës dhe të bën të dallosh nga të tjerët.

Penalitetet për atë që nuk kthejnë librat janë për prindërit, jo për fëmijët. Janë për këta që stresohen. Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe as për mësuesit, do të duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fund.

Muajin e parë ta bëjmë muaj edukimi dhe në muajin e dytë, merren hidhen në plehra, sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe çfarë bëjmë me ndotësit me rrezikshmëri? I varrosim dhe i riciklojmë. Ky do të jetë një ndryshim i madh. Po përgatitemi të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti”, deklaroi Rama.

Vlen të theksohet se urdhri i firmosur nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor, si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë, dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator.

Tags: celularëtNikollarama

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Plumb në kokë të moshuarit, familjarët nxjerrin provat: E qëlloi RENEA

Plumb në kokë të moshuarit, familjarët nxjerrin provat: E qëlloi RENEA

Me helmimet kimike, Rusia po shndërrohet në një shtet terrorist

Me helmimet kimike, Rusia po shndërrohet në një shtet terrorist

E akuzoi se shihte porno me nipin, burri nga Kuçova përfundon në spital. Vajza premton se do marrë hak

E akuzoi se shihte porno me nipin, burri nga Kuçova përfundon në spital. Vajza premton se do marrë hak







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com