Me anë të një statusi në Facebook, ish deputeti i PS, Namik Dokle, ka treguar se pse është mbajtur një drekë me kolegët e legjislaturave të kaluara nga viti 1992 -1996.
Ai e cilëson si grupin më të mirë, e ndërsa mbledhja ishte për të përsëritur objektivat që i kishin vënë vetes dikur.
“GRUPI I PARE PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE
( 1992- 1996)
Thone qe kemi qene grupi me i mire…
Thone qe ishim idealiste e te vendosur…
Thone qe ishim te kulturuar dhe te mençur…
Thone qe ishim shkolle e opozitarizmit…
Por ne nuk u mblodhem per te perseritur keto fjale. Ne u mblodhem thjeshte per t’u çmallur me njeri-tjetrin, per te pershendetur ata, qe per arsye te ndryshme nuk mund te vinin (veçmas shoqen tone Ermelinda Meksi) dhe per te kujtuar shtate koleget qe nuk jane me midis nesh.
Jam krenar qe isha kryetar i ketij grupi”, shkruan ai bashkëngjitur fotos.