Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Historiania Kocaqi: Grekët janë shqiptarë, Tsipras është çam

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Historiania Kocaqi: Grekët janë shqiptarë, Tsipras është çam

Historiania shqiptare Elena Kocaqi ka bërë shpesh bijë ne media me deklarata e saj.   se “Kryeministri grek Aleksis Tsipras është me prejardhje çame”, ishte një deklaratë e Kocaqit që bëri bujë në mediat greke. E ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, historiania Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epirotë.

Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.

Intervista e plotë

Statusi juaj në Facebook ku thoni se kryeministri grek Tsipras është çam ka bërë bujë në mediat e vendit fqinj. Si mbërritët në këtë përfundim?

Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet  të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.

Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë.

Si e shikoni të ardhmen e bisedimeve Shqipëri-Greqi për cështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame?

Përsa i përket problemit detar, Shqipëria e ka marrë me të qeshur, dhe Greqia ka përfituar. Nuk ka patur prokupim se ka humbur territor. Mendohet se ka rezerva të pafundme gazi natyror, nëse nuk e zgjidh dot le t’ja lejë në dorë ndërkombëtarëve. Shteti shqiptar nuk është serioz.

Mos vallë politikanët nuk janë të lirë për të bërë një marrëveshje?

Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë.

A mendoni se kanë ndikuar në bisedimet Shqipëri-Greqi edhe historianët?

Po, historianët shqiptarë kanë nxitur konflikte. Nuk është çështja për të nxitur konflikt se jemi brenda një etnie. Pra të flasim hapur, sepse Shqipëria e 1800-ës fillonte në Peloponez që do të thotë se përfshinte Greqinë brenda. Për interesa të Rusisë, shqiptarët u ndanë në disa shtete, duke u shërbyer këtyre interesave. Shqiptarët kanë në dorë stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Apel politikës greke, medias, të jenë mendjehapur se popullsia është çame dhe arvanitase. Tensionimi me Shqipërinë iu shërben armiqve të Greqisë.

A mendoni se duhet bërë më shumë me tekstet shkollore?

Një tekst shkollor është një tekst shkencor. Ta bazoj tek autorët antikë, mendojnë se duke u bërë grekë në botën e ideve është në leverdinë e tyre si tekst. Kjo dëmton vetë Greqinë dhe njohja e historisë do të shtensionojë njëherë e mirë konfliktin mes dy vendeve.

Keni një mesazh  për kolegët tuaj që mund të bëhen palë duke botuar tekste që kanë rezultuar me gabime të tmerrshme janë pjesë e punës së tyre?

Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë.

Tags: çamGrekëtHistorianiaKocaqishqiptareTsipras

TË LIDHURA

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur
Aktualitet

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Next Post
“Dybala do të largohet nga Juventusi në janar”, ja destinacioni i ardhshëm

“Dybala do të largohet nga Juventusi në janar”, ja destinacioni i ardhshëm

Presidenti i Italisë mandaton Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re

Italia u mbyll derën emigrantëve dhe refugjatëve që zbarkojnë me anije

Një Schumacher rikthehet në Formula 1, por jo tek Ferrari

Një Schumacher rikthehet në Formula 1, por jo tek Ferrari







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

by mirseda
09:31 | 21/02/2026
0

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi...

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com