Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Gjonaj e Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gjonaj e Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku janë pritur sot në një takim zyrtar në Romë nga Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit, Federico Cafiero de Raho.

Në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit dhe dhënies së ekspertizës nga pala italiane.

Ministrja e Drejtësisë, ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i Qeverisë Shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitet e saj në këtë sfidë.

Sipas ministres, ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kallëzimeve penale në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.

Ministrja Gjonaj është ndalur në masat që ka marrë Qeveria për marrëveshjen e bashkëpunimit me EUROJUST, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

“Nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje do t’i japë një tjetër impuls luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar”.

Ministrja Gjonaj e siguroi kryeprokurorin Antimafia De Raho, për angazhimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në thellimin e bashkëpunimit, me synim bërjen efektive dhe me rezultate më të shpejta në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga ana e tij Kryeprokurori i Antimafias italiane ka falënderuar ministren Gjonaj dhe kryeprokuroren Marku për dhënien e një tjetër dimensioni të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

“Midis dy vendeve tona ekziston një sintoni e plotë në luftën kundër krimit të organizuar, të cilën duhet ta çojmë më tej”, ka thënë z. De Raho.

Ai ka shprehur vlerësimet më të mira për bashkëpunimin dhe impulsin maksimal që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, secila në rolin e vet kanë dhënë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë takim, pjesë e vizitës dy ditore të ministres Gjonaj dhe kryeprokurores Marku në Itali, merrnin pjesë edhe Ministri italian i Drejtësisë, Alfonso Bonafede, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, drejtues të misionit PAMECA si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

Tags: antimafiasGjonajitalianemarkuProkurorintakohen

TË LIDHURA

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron
Politikë

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

17:12 | 04/06/2025
SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet
Kryesore

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

17:09 | 04/06/2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

16:49 | 04/06/2025
Next Post
U-21/Nuk mjafton shqiponja e Vrionit, Italia “fundos” kuqezinjtë për 2 minuta (Video)

U-21/Nuk mjafton shqiponja e Vrionit, Italia “fundos” kuqezinjtë për 2 minuta (Video)

Rekordet flasin qartë; Ja pse Ronaldo është më i mirë se Messi

Ylli argjentinas: Ju tregoj arsyet pse Ronaldo është më i mirë se Messi

Avokatja i zhvat 11 mijë euro klientit, më pas e kërcënon: Do të vras

Avokatja i zhvat 11 mijë euro klientit, më pas e kërcënon: Do të vras

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron
Politikë

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

by mirseda
17:12 | 04/06/2025
0

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike, me qëllim trajnimin...

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

17:09 | 04/06/2025
Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

17:05 | 04/06/2025
Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

17:03 | 04/06/2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

16:49 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com