Kryeministri Rama ka përshëndetur vendimin e AMA-s, e cila ka shtyrë deri në 15 Janar 2019 procesin e dixhitalizimit për qytetin e Tiranës dhe të Durrësit. AMA u tërhoq 24 orë pas dizhitalizimit, duke shtyrë procesin, e ndërsa Rama thotë përmes një statusi në Twitter se zbatimi i normës europiane, është një domosdoshmëri.
Vendimi u bë publik nga kreu i AMA-s, Gentian Sala, gjatë një konference për median. Fikja e transmetimeve analoge do të bëhet më 15 janar 2019.
“Qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera, u lihet një kohë mëse e mjaftueshme katër mujore për t’u pajisur me dekodera. Pra, afati i fikjes së sinjalit do të shtyhet për në datën 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet e AMA-s, për më shumë se një vit për qytetarët për t’u pajisur me dekodera, konstatohet se shumë prej tyre këtë çështje e kanë lënë për në moment të fundit.
Ne kemi detyrim kundrejt BE për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numerike. Është një detyrim ligjor. Kemi po ashtu një detyrim nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet rezolutës së tij, për të mbyllur transmetimet numerike në një kohë sa më të shpejtë.
Por, duke patur parasysh ‘të drejtën kushtetuese për informim’, i cili prevalon mbi këta detyrime ligjore, ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky procces. Nuk ka të humbur nga ky proces.
Qytetarët që kanë blerë dekoderët, mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që e kanë lënë për momentin e fundit këtë proces, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat. Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetive dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të liçensuara më parë nga Autoriteti i Mediave. Pra, duhet patur parasysh kjo ndarje shumë e qartë: Jo transmetime dixhtale të palicensuara, por vetëm transmetimet analoge të licensuara, deri për datën 15 janar 2019″.
https://tiranatoday.com/ne-gare-per-te-blere-dekoderin-vjen-vendimi-surprize/