Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rusia forcon të djathtën ekstreme, Evropa e paaftë të reagojë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Merkel dhe Putin, kundёrshtarё tё besueshёm nё kohё tё pasigurta”

Nga Nick Cohen, “The Guardian”/Nga masakrat, tek emigracioni, racizmi dhe subversioni, Vladimir Putin ka futur sërish Evropën në një kurth. Dhe kjo përmes krimeve të luftës, që Moska inkurajon tek regjimi sektar i Asadit.

Kur një pjesë e vogël e emigrantëve arrijnë në Evropë (duke mos harruar asnjëherë, se bota e pasur pranon vetëm një pakicë të vogël refugjatësh), prania e tyre vë në lëvizje nacionalistët mbështetës të Putinit me slogane anti-myslimane.

“Rrota e hekurt” është gati të kthehet sërish, dhe të marrë jetën e qindra mijëra njerëzve. Përpjekjet diplomatike për të parandaluar një betejë frontale, duket se kanë dështuar.

Sipas të gjitha gjasave, forcat e Bashar Al-Asad, rusët dhe iranianët, do të nisin së shpejti sulmin e tyre ndaj provincës rebele të Idlibit. OKB-ja paralajmëron një krizë humanitare, në një shkallë që nuk është parë më herët në Siri. Të flasësh për problemet e Evropës në këto rrethana të zymta, ngjan e papërshtatshme. Megjithatë forca më dinamike në politikën evropiane, është frika nga kufijtë e pakontrolluar dhe islami radikal.

Ajo ndihmoi në nxitjen e votimit pro Brexit, dhe zgjedhjen e nacionalistëve të ndryshëm në të gjithë kontinentin, veçoritë e të cilave meritojnë më shumë vëmendje nga sa marrin aktualisht. Ata janë nacionalistë të një lloji të rrallë:patriotë të supozuar, që bashkëpunojnë me armiqtë e vendeve të tyre.

Ish-keu i UKIP dhe një nga liderët e lëvizjes Brexit, Najxhëll Farixh, ka zhvilluar shumë takime në ambasadën e Rusisë në Londër. Ambasadori rus Aleksandër Jakovenko, i ofroi Aron Benksit, një nga njerëzit e rrethit të ngushtë të Fareixh, një pjesë të një biznesi siberian të arit.

Tani që Rusia është duke kryer sulme kimike në në shkallë të vogël në tokën britanike, lajkat duket se e kanë bërë punën e tyre. Askund në të djathtën radikale britanike, nuk dëgjon sfida ndaj agresionit rus. Nëse kontradikta mes dashurisë ndaj vendit dhe besnikërisë ndaj Putinit është e gjerë, kjo është më e dukshme në Republikën Çeke.

Ky vit shënon 50 vjetorin e shtypjes së Pranverës së Pragës. Aleksandër Dubçek, udhëheqësi i partisë komuniste të atëhershme çekosllovake, mendoi se mund të lejonte lirinë e fjalës, demokratizimin – të gjitha fruta të ndaluara – duke mbetur sërish pjesë e perandorisë sovjetike.

Bashkimi Sovjetik reagoi ashpër duke dërguar 250.000 trupa ushtarake dhe 6.000 tanke. Rezistenca civile dhe burrat dhe gratë që vdiqën në sulmin rus, u nderuan me solemnitet në Pragë këtë verë. Por presidenti çek, Milosh Zeman, nuk mundi të shfaqej në atë ceremoni, pasi ai është një avokat i Putinit.

Republika Çeke ndihet si një vend post-kolonial, ku ish-padroni perandorak ka ende ka ndikim. Duhet të ketë një revoltë kundër udhëheqësve të kompromentuar të vendit. Por kur bisedova me intelektualët çekë në Pragë, ata ishin thuajse të dëshpëruar.

Opozita çeke është e përçarë, dhe nuk mund të ngrejë një sfidë koherente ndaj qeverisë aktuale. Shoqëria civile ka degraduar. Liria e shtypit po vdes, dhe ka pak gazetarë të aftë për t’i imponuar llogaridhënie elitës pro- ruse të vendit.

Edhe më e frikshme:e djathta e re në Republikën Çeke, dhe mbarë Europën, po zëvendësohet nga fanatizmi anti-mysliman, një patriotizëm që mbron kombin kundër fuqive të huaja armiqësore. Fakti që ajo është tashmë mjet i gatshëm i një Rusie agresive, nuk e bën në asnjë mënyrë një bashkëpunëtore, nënkupton Zeman.

Armiku i vërtetë është Islami. “Askush nuk i ka ftuar refugjatët këtu”- turfulloi ai kohët e fundit. “Ata po vijnë për të nënshtruar Evropën!”. Na kërkohet gjithnjë të kuptojmë frikën e asaj që elita e re e quan zërin e saj më të mprehtë të “njerëzve të zakonshëm”.

Por nëse Najxhëll Fareixh, Viktor Orban, Marin Lë Pen, Donald Trump dhe Boris Xhonson, do të ishin serioze me kufizimin e emigracionit, ata do të mbështesin krijimin e strehave të sigurta në Siri, në mënyrë që refugjatët të kishin një vend ku të fshiheshin. Ata nuk bënë asgjë të tillë. Përkundrazi, ata mbështesin një Rusi, krimet e të cilës kundër njerëzimit prodhojnë shumë refugjatë.

Si një mënyrë për gjenerimin e votave, mendoj se një hipokrizi e tillë e ka një logjikë; logjika që ata mund të ndjekin pa frikë sfidën nga një e majtë moderne, që ka braktisur çdo pretendim për internacionalizëm apo bazat e dukurshme morale.

S’ka nevojë që Fariexh ose Xhonson të shqetësohen për sulmet e partisë së degraduar laburiste, kolapsi etik i së cilës, është duke u bërë gjithnjë e më i dukshëm. Lideri laburist Xheremi Korbin ishte shërbëtori i gatshëm dhe i paguar i TV Press, rrjeti i propagandës shtetërore të një Irani, milicitë e të cilit kërcënojnë tani Idlibin.

Zëdhënësi i tij, Sjumas Milne shkoi në Rusisë në vitin 2014, takoi Putinin, dhe u përpoq të përhapë teoritë e konspiracionit për sulmin kimik të Salisbërit. Rusia është tani fuqia më e rëndësishme e jashtme në Lindjen e Mesme; e frikshme dhe e respektuar.

Refugjatët që prodhuan politikat e Moskës, ndihmuan në forcimin e shumë prej klientëve të saj të së djathtës në Europë, ndërsa zërat dominues në të majtë pretendojnë të kundërshtojnë pretendimet e djathtës, në vend se ta denoncojnë Putinin. Sirianët ishin të parët, por ata nuk janë të vetmit viktima të luftërave të Rusisë në Lindjen e Mesme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: djathtënekstremeevropaforconpaaftëreagojërusia

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Nga 1 Janari s’do ketë më kazino elektronike!

Nga 1 Janari s’do ketë më kazino elektronike!

Shembja e Teatrit/BE: S’mbajmë përgjegjësi, çdo gjë brenda rregullave!

Shembja e Teatrit/BE: S'mbajmë përgjegjësi, çdo gjë brenda rregullave!

Foto+Emri/Kush është politikani shqiptar, u kap me 3 kg heroinë në makinë. Detajet

Foto+Emri/Kush është politikani shqiptar, u kap me 3 kg heroinë në makinë. Detajet

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

James Rubin dëshmon në Hagë: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë
Bota

James Rubin dëshmon në Hagë: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë

by mirseda
10:44 | 15/09/2025
0

Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin...

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë.

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë.

10:38 | 15/09/2025
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

10:22 | 15/09/2025
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

10:18 | 15/09/2025
Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës

Hamasi zhvendos pengjet, përgatit “pritë legjitime” në qytetin e Gazës

09:27 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com