Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Skandal, keqmenaxhimi po çon kombinatin e “Trepçës” drejt falimentimit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Skandal, keqmenaxhimi po çon kombinatin e “Trepçës” drejt falimentimit

Kombinati metalurgjik “Trepça” aktualisht po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit, me nivel të ulët të prodhimit dhe me mos menaxhim të duhur. E gjithë kjo situatë, thuhet se po sjell ndërmarrjen në krizë dhe afër falimentimit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka probleme në kombinatin metalurgjik “Trepça” dhe kjo do të vazhdojë edhe për një kohë.

“Momentalisht ‘Trepça’ po kalon në një periudhë të vështirë. Ka problem me prodhim, ka probleme me kapacitete prodhuese, ka probleme me menaxhim, ka probleme me sindikatë. Edhe pse jemi mundur dhe kemi shikuar mundësitë e kapaciteteve prodhuese, por kjo nuk po ndodh në mënyrë të kënaqshme”, thotë Lluka.

(Video: Vitet e humbura të “Trepçës”)

Lluka shton si u kanë dhënë mundësitë menaxhmentit të “Trepçës” që së bashku me sindikatën t’i rishikojnë vendet e punës, që të lëvizin një pjesë të stafit nga ato pozita që janë të ndryshme dhe në mënyrë vullnetare t’i fusin në minierë, pasi që siç thotë Lluka ‘sa më shumë punëtorë në minierë rezulton edhe me rritje të prodhimit’.

Afër dy vjet që nga miratimi i Ligjit për “Trepçën”, ende nuk janë përmbyllur të gjitha procedurat për fillimin e rimëkëmbjes dhe zhvillimin e kombinatit.

Kjo ndërmarrje, nënvizoi ministri Lluka, është duke kaluar në procese të shumta ligjore dhe se beson që në muajin tetor të kalojë miratimi i statusit të “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës dhe të regjistrohet si shoqëri aksionare.

“Në momentin që kemi ardhur në Qeveri kemi shtuar dinamikën që të përfundojmë këtë aspekt ligjor, por kemi hasur në disa probleme mes sindikatës dhe bordit, ku rezultojë me një grevë nga sindikata. Por, jemi ulur dhe kemi arritur një pajtim që brenda tre muajve t’i zgjidhim ato problem. Komisionet për zgjidhjen e problemeve janë formuar para një muaj dhe janë në fillim të punës dhe kemi kohë që brenda dy muajve të arrihet marrëveshja”, thotë Lluka.

Përfundimi i të gjitha proceseve ligjore me kombinatin “Trepça”, shton ministri Lluka, do t’i hapë rrugë zhvillimit shumë më të lehtë të “Trepçës” përmes investime private kapitale.

Minatorët e “Trepçës” në muajin e korrik patën hyrë në grevë për disa ditë për shkak të mospajtimeve që ata kishin pasur me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet kanë neglizhuar proceset për rimëkëmbjen e “Trepçës”.

Ai thotë se në formën si po menaxhohet “Trepça”, po shkohet drejt falimentimit.

Sadiku shton se më të gjithë këto probleme janë të njoftuar institucionet kompetente, por që askush nuk ka vullnet që të merret me zgjidhjen e tyre.

“‘Trepça’ që nga viti 2014 është duke punuar me rënie të prodhimit, ka rënie drastike. Krahasuar vitin 2016 me vitin 2017, kemi gati për 27 për qind më pak prodhim, kjo është shqetësuese dhe e kemi potencuar. Fatkeqësisht edhe viti 2018, krahasuar me vitin 2017 ka rënie. Për vitin 2018 vetëm në minierën e Stantërgut janë planifikuar prodhim 184 mijë tonë, por që ky plan nuk realizohet më shumë se 60 për qind”, thotë Sadiku.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Kurse sot, nga aty nxirren më shumë se 150 mijë tonë xehe.

(Video nga arkivi: Bota e rrezikshme e minatorëve)

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.

“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga pas lufta është përballur me probleme të shumta që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet./REL/

Tags: “Trepçës”condrejtfalimentimitkeqmenaxhimikombinatinSKANDAL

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Rritet numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe

Rritet numri i mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe

Bëri tre shkelje në finale, Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

Bëri tre shkelje në finale, Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

Shkencëtarët: Projekt ambicioz për pastrimin e mbetjeve në hapësirë

Shkencëtarët: Projekt ambicioz për pastrimin e mbetjeve në hapësirë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com