Ndoshta nuk është momenti i duhur për krahasime, pasi sapo kanë filluar kampionatet, por kur ai që i ka lënë pas është një portier kjo bën bujë. Cristiano Ronaldo, Mauro Icardi dhe Roberto Firmino të gjithë sëbashku kanë shënuar më pak se portieri i Guisborough Town, Jordan Nixon.
Ekipi i tij luan në kategorinë e dhjetë të piramidës së futbollit anglez, ka shënuar dy gola në këtë sezon. 24-vjeçari ka nisur të bëhet i njohur në të gjithë planetin me video e tij të postuara në rrjete sociale.
Nixon është eksperti i barazimeve në minutën e fundit, duke i dhënë shmangur humbjen e ekipit të tij në Kupën e Anglisë dhe në Guisborough Town. “Mund të bëhem portieri i parë në histori që arrin të shënojë 10 gola në një vit. Do t’i kërkojë shpërblim klubit nëse ia dal,” – deklaroi ai për “The Sun”.