Pas vendimit të kryeministrit Rama, lidhur me përjashtimin e deputetit të Kurbinit nga Grupi Parlamentar i partisë së tij, vetëm se kërkoi një sensibilizim nga ana e uniformave blu, e mbi të gjitha të protestohet, një reagim është përcjellë edhe nga Eduart Ndocaj.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Ndocaj shkruan se Rama, i frikësuar për “ndeshmërinë” e deputetëve, merr masat drastike. Duke e cilësuar si një kryetrafikant, ai thotë se Rama për asnjë arsye nuk pranon deputetë të ndershëm në teprisë e tij të krimit të organizuar.
Duke ironizuar vendimin e Ramës, Ndocaj shkruan përmes profilit në Facebook se ai përjashtoi deputetin Gjetan Gjetani, pasi nuk bëri “lojën” e tij, por ngriti shqetësimin e kriminalitetit.
Nga Asambleja e PS-së, kryetari Rama pohoi “live” se deputeti duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar, pasi sipas tij, ka shantazhuar përmes postit. Ai komentoi qëndrimin e Gjetanit dje për Policinë e Shtetit.