Ms McNamara, një modele 20-vjeçare australiane, dyshohet se i ka dhënë fund jaht, duke e varur në litarët e super jahtit që ajo punonte si eskortë.
Një anëtarë i ekuipazhit të super jahtit i cili ishte i ankoruar në ishullin grek ka treguar të vërtetën.
Modelja e re dukej se po jetonte ëndrrën, duke lundruar nga ishull në tjetri, duke punuar në anijen luksoze, të një nga burrave më të pasur në botë, miliarderit meksikan Alberto Bailleres, raporton Daily Mail.
Por prapa fotove të saj joshëse dhe seksuale të postuara në mediat sociale, qëndron një realitet i errët. Atë e kishin detyruar që të pinte drogë, të bënte rolin e prostitutës, e linin pa gjumë gjatë gjithë kohës.
Modelja kishte ngritur kapakun dhe kishte zbuluar anën e errët të industrisë, ku qëndronte e vetme dhe e lodhur. Ajo mund të flinte vetëm 4 orë në natë muajt e fundit. Ajo kishte punuar sikur të ishte burgosur./Tirana Today/