Futbollisti nga Senegali i Liverpoolit është një besimtarë i fesë myslimane dhe këtë e tregon sa herë të jetë e mundur. Ai di të jetë protagonist në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Mane që është besimtar dhe një frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.
Mane u regjistrua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.
Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. Në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.