Çdo ditë e më shumë po evidentohen ambiente të cilat nuk janë aspak të përshtatshme për t’iu ofruar shërbimin e duhur qytetarëve. Teksa qytetarët janë skandalizuar me ushqimet e skaduara, vijon ende kontrolli për bizneset, të cilat gatuajnë jashtë çdo standarti.
Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër, evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma”, i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standartet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi, u konstatuan ambiente me myk, lagështi, si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë, si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.