Në vitin 1935, gazetari hebreo-britanik Leo Elton, udhëtoi për në Shqipëri, për të shqyrtuar nëse do të ishte e mundur të ngrihej një shtet kombëtar hebre.
Udhëtimi i Elton, ishte i nxitur nga rritja e nivelit të persekutimit të hebrenjve gjermanë në 2 vitet e para të regjimit nazist, dhe refuzimit të Britanisë për rritjen e kuotave të emigracionit hebre në Palestinë.
Elton shkruan në raportin e tij, që sot ndodhet në Arkivin Qendror të Historisë së Popullit Hebre, në kampusin e universitetit “Givat Ram” në Jerusalem, se i lindi kjo ide pasi lexoi në gazetë se qeveria shqiptare e mirëpret emigracionin hebre.
Kështu ai erdhi në Shqipëri, që askohe kishte vetëm 1 milion banorë, dhe ishte krejtësisht e izoluar nga Europa e industrializuar. Një ministër i qeverisë i tha atij se, “intoleranca fetare në Shqipëri është mjaft e panjohur dhe se myslimanët e sotëm shqiptarë nuk janë fanatikë”.
Ministri theksoi i theksoi se në krahasim me pjesën tjetër të Europës, Shqipëria nuk kishte pasur histori të anti-semitizmit. Si fazë të parë Elton, rekomandoi krijimin e një entiteti hebre kombëtar në Shqipëri, si ai në Palestinë, me bashkëpunimin e dy lëvizjeve sioniste.
Më vonë edhe Shqipëria mund të shndërrohej, në një shtëpi kombëtare për hebrenjtë. Nuk dihet nëse ky raport u shqyrtua me seriozitet, por 4 vite më pas shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe hebrenjtë do të perjetonin ferrin thuajse kudo në Europë, me përjashtim të Shqipërisë, ku u mirëpritën dhe nuk iu dorëzuan nazistëve gjermanë.