Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kostë Çekrezi, gazetari që i shpëtoi kobures së Ahmet Zogut

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kostë Çekrezi, gazetari që i shpëtoi kobures së Ahmet Zogut

Nga Ilir Ikonomi/Në fillim të shtatorit 1928, kur Shqipëria sapo ishte shndërruar në mbretëri dhe Presidenti Ahmet Zogu ishte shpallur Mbret, në Tiranë ndodhi një incident.

Konstandin Çekrezi, profesor filozofie që drejtonte gazetën Telegraf, pati një grindje me ministrin e drejtësisë Hiqmet Delvina, i cili u irritua aq shumë saqë e kërcënoi me revolver. Ngjarja ndodhi në zyrat e Ministrisë së Brendshme, ku në ato çaste gjendej edhe Kryeministri Koço Kotta, i cili i ndali dorën Delvinës.

Arsyeja e grindjes ishte se në një editorial të Telegrafit, 36-vjeçari Çekrezi kishte sharë qeverinë, duke e quajtur “një kabinet të përkohshëm.”

Nuk vonoi dhe qeveria e mbylli gazetën. Kostë Çekrezi, nga Ziçishti i Korçës, ishte një burrë i ditur me diplomë Harvardi.

Ai kishte shkuar në Tiranë në fillim të viteve 1920 nga Uashingtoni, ku kishte shërbyer rreth dy vjet si komisioner i Shqipërisë (ambasador pa akreditim zyrtar) dhe ku kishte dhënë lëndën e historisë në Universitetin Kombëtar.

Ishte edhe autor i librit në anglisht për historinë e Shqipërisë “Albania Past and Present”, botuar në Nju Jork në 1919.

Ëndrra e Çekrezit ishte të përhapte në Shqipëri parimet amerikane të lirisë së shtypit; ai kërkonte një gazetari të lirë nga censura e qeverisë.

Menjëherë pas mbylljes së gazetës Çekrezi i dërgoi telegram agjencisë së lajmeve “Associated Press” në Vjenë, të cilën e njoftonte për aktin e qeverisë dhe thoshte se jeta e tij ishte në rrezik.

Të njëjtën ditë ai shkoi në Legatën e SHBA në Tiranë, ku kërkoi strehim politik me arsyen se kishte shërbyer për një kohë si jurist i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan për të ndërmjetësuar blerjen e truallit të ndërtesës së re të Legatës, aty ku sot ndodhet ambasada amerikane.

Ministri fuqiplotë i SHBA në Tiranë, Charles Hart, i tha se nuk mund ta ndihmonte dot. Ai e mori Çekrezin mënjanë dhe në një bisedë miqësore i kujtoi këshillën që i kishte dhënë më parë se, në qoftë se do të përpiqej me çdo kusht të menaxhonte në Shqipëri një gazetë sipas idealeve të tij amerikane, do të përfundonte pas hekurave ose do të flakej në rrugë.

Në fakt, rebeli Çekrez ishte shumë përpara kohës së tij. Ai u arrestua dhe gjykata e Tiranës e dënoi me një vit burg, megjithëse sipas atyre, që e dëgjuan në sallën e gjyqit ai u mbrojt mjaft mirë dhe me elokuencë.

Sipas ministrit amerikan Hart, kur Çekrezi u arrestua, Kryeministri Koço Kotta donte që kundërshtari i tij të ndëshkohej me ekzekutim, siç ishte vepruar një vit më parë me dy bullgarë dhe një shqiptar që ishin dënuar me varje, edhe pse provat kundër tyre nuk kishin qenë bindëse.

Kryeministri Kotta dhe ministri Delvina ishin ata që e ndienin veten më të fyer në këtë histori. Dhe ja sepse.

Kur Çekrezi deklaronte në editorialin e tij se qeveria e Kottës sipas ligjit ishte e përkohshme, ai kishte përdorur për kabinetin shqiptar shprehjen frëngjisht “Cabinet de Service”.

Ministri fuqiplotë i Italisë në Tiranë, Ugo Sola, i shkoi në zyrë Kryeministrit Kotta, të cilit i tha se Çekrezi e kishte fyer rëndë qeverinë, sepse “Cabinet de Service” në shqip përkthehej “nevojtore”.

Kryeministri nuk dinte frëngjisht dhe u irritua shumë pas asaj që i tregoi Sola. Aq i zemëruar ishte saqë nuk donte t’i dëgjonte fare ministrat e tjerë të kabinetit që i thoshin se Çekrezi nuk e kishte përdorur shprehjen në kuptimin e nevojtores.

Çekrezi bëri vetëm tre javë burg dhe u fal nga Mbreti Zog nga mesi i tetorit 1928. Por rebeli mbeti rebel. Në vitin 1932, ai u burgos përsëri për pjesëmarrje në një kryengritje kundër Mbretit, u arratis në Itali, kaloi në Francë dhe përfundoi përsëri në SHBA. Kostë Çekrezi vdiq në Arlington pranë Uashingtonit në vitin 1959.

(Dokumentet janë nxjerrë nga arkivi amerikan)

Tags: gazetarikoburesKostë ÇekrezishpëtoiZogut

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë, autori lihet në burg

Aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë, autori lihet në burg

Fotot/ Erjona Sulejmani i futet botës së televizionit, harron futbollistin

Fotot/ Erjona Sulejmani i futet botës së televizionit, harron futbollistin

Pamje të frikshme/ AKU i vë drynin dy restoranteve, ja ku gatuanin

Pamje të frikshme/ AKU i vë drynin dy restoranteve, ja ku gatuanin







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com