Gjykata e Fierit ka lënë në burg 24-vjeçarin Amarildo Çalamani, i cili aksidentoi për vdekje dy kushërinjtë Festim dhe Amarildo Dogani, dhe plagosi Martin Doganin.
“Ke diçka për të thënë? Me lëvizje mohuese koke, i është pergjigjur kesaj pyetje ai.
Dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur makina e drejtuar nga Çalamani, humbi kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj, dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Makina tip “Volkswagen”, drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.