Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Thaçi-Vuçiç thurin plane për lëvizje kufijsh, NATO ‘fle gjumë’

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për herë të parë, zbulon projektin

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo, u shpreh i kënaqur të hënën që Kosova dhe Serbia po vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por nuk njohuri se si duken planet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, marrëveshjen e mundshme përfundimtare.

“Kështu që unë nuk e di se si duket ai plan, por këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur. Demokracia ekziston në të dyja anët e kufirit në Kosovë dhe në Serbi dhe këta janë zyrtarët tuaj të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe përfaqësojnë interesat e shumicës së qytetarëve të të dy vendeve. Dhe si të gjithë udhëheqësit demokratë, në mënyrë të vendosur besoj që këta dy njerëz janë duke kërkuar zgjidhje për çështje të vështira”, tha admirali Foggo,duke nënvizuar se trupat e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Prandaj jemi këtu dhe kemi forca shumë të afta në Kosovë, më shumë se katër mijë trupa, jemi me ju dhe do të vazhdojmë mbështetjen për një mjedis të qetë e të sigurt dhe lëvizjen e lirë në këtë vend për aq sa mandati ynë do të ekzistojë”, tha ai.

Admirali Fuggo qëndroi të hënën për një vizitë në komunën e Deçanit ku vizitoi edhe manastirin mesjetar në këtë komunë në Kosovën perëndimore. Drejtuesit e këtij manastiri janë përplasur me udhëheqësit e Serbisë për shkak të debateve të kohëve të fundit rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan të dielën në një forum në Austri, mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh. Presidenti i Serbisë, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Prishtina e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë, transmeton KJ.

Më herët gjatë këtij muaji kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe. Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Tags: flegjumekufijshlevizjeNATOplaneThaci-vucicthurin

TË LIDHURA

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut
Rajoni

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Next Post
Ish-presidenti i Shqipërisë: Panucci një sharlatan që po shkatërron…

Panucci: Kur po ndërton stadium dhe Shqipëria , pse mos e bëjë Roma

Katër ekipe angleze në garë për ‘të padëshiruarin’ e Interit

Pas dështimit në dy ndeshjet e para, Interi nxjerr në shitje dy futbollistë

Shqipëria më keq se Kolumbia, kartelet në ortakëri me qeverinë

Shqipëria më keq se Kolumbia, kartelet në ortakëri me qeverinë







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com