Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme, është vënë re se vitin e kaluar, mbi 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.
Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Këto të dhëna shqetësuese, janë sjellë në formë ironie nga gazetari sportiv i “Top Channel”, ku e demostron me anë të një fotoje, nga një pikë basti në kryeqytet.
Duke bërë një paralelizëm me realitetin shqiptar, ai thotë se të rinjtë lexojnë koeficientët e skedinave në pikat e basteve.