Italia duket se nuk i ka kaluar orët e makthit, pasi një tjetër tragjedi është shënuar ditën që lamë pas. Duke iu referuar mediave italiane, 11 persona kanë mbetur të vdekur në Kalabri.
Grupi i përbërë nga gra, burra e fëmijë, po merrnin pjesë në një vizitë në zonën e karakterizuar nga gryka dhe kanione, kur ndodhi ngjarja.
Bilanc tragjik
4 burra dhe 4 gra kanë humbur jetën, ndërsa për 3 viktimat e tjera nuk jepen detaje lidhur me gjininë apo moshën.
Të njëjtat burime shtojnë se mes tyre ka edhe të plagosur, si dhe 2 persona të zhdukur. Po kështu janë shpëtuar 23 persona.