Një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeçe është mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Sipas informacioneve të para të policisë “ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fëmija me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës”, ku mësohet se vajza i ka shpëtuar nga duart babait të saj.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.