Këto orë kanë qenë një makth i vërtetë për Italinë. Pas tragjedisë që ndodhi me shembjen e urës në Xhenova, një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Fabrika ndodhet në zonën ku gjenden gërmadhat e urës Morandi, që u shemb duke lënë të vdekur 39 persona.
Mediat italiane të cilat përcjellin lajmin, bëjnë me dije se shkaqet e zjarrit janë të paqarta, por forcat zjarrfikëse i kanë vënë flakët e zjarrit nën kontroll. Stafi i fabrikës ishte evakuuar që prej 14 gushtit, për shkak të rrezikut nga shembja e pjesëve të tjera të urës.