pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmilanobettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Çmime stratosferike për biletat/300-600 euro për të ikur nga Shqipëria

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund nëaeroporte dhe çmimesh të çmendura, si në asnjë vend tjetër të Europës.

Nëse në fillim të muajit gusht për të ardhur në Shqipëri nga Italia, Anglia apo Gjermania, çmimet e biletave fluturuan në rreth 200 euro për një drejtim, për në fund të gushtit po ndodh e kundërta. Për të fluturuar nga Rinasi drejt destinacioneve të Europës çmimet janë shtrenjtuar së tepërmi, duke arritur dhe rreth 300-600 euro për një drejtim.

Për të shkuar nga Tirana në Milano apo Torino në datat 24-28 gusht, bileta në një drejtim me Blue Panorama është 290 euro. Ndërsa kthimi është 50-60 euro, duke e çuar një bileta vajtje ardhje në 340-350 euro.  Të njëjtat çmime janë dhe me Alba Wings. Vetëm pas javës së parë të shtatorit, biletat fillojnë e bëhen më të lira, duke zbritur në 120 euro e më pas në 50-70 euro nga Rinasi drejt Milanos apo Torinos.

Nga Shkupi në Milano në datën 24 gusht mund të shkosh në Milano me 164 euro (gati gjysmën) dhe tëkthehesh me 20 euro, me Wizz Air.

Për të udhëtuar nga Tirana në Romë me Alitalia në fund të gushtit, çmimet janë akoma edhe më tëçmendura, minimumi 330 euro dhe në datën 25 gusht biletën e gjen 440 euro. Kthimi kushton 95 euro.

Italia është destinacioni kryesor i shqiptarëve për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë aty, qëvlerësohet të jenë mbi 500 mijë. Të dhënat nga Tirana International Airport bëjnë të ditur se destinacionet drejt Italisë zinin 57% të tregut total të fluturimeve në 2017-n, e pandryshuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Më pas renditen Austrian Airlines dhe Turkish Airlines, të cilat në vite kanë pasur një pjesë tregu të qëndrueshme prej 7% secila. Listën e vijojnë Adria Airways, me 4% të tregut, dhe më pas me nga 3% secila, Aegean Airlines, British Airways, Pegasus Airlines dhe Lufthansa me 2%. Operatorët e rinj, Transavia dhe Wizz Air kanë marrë përkatësisht 2% dhe 1% të tregut.

Edhe për në vendet e tjera të Europës të udhëtosh nga Rinasi është shumë shtrenjtë në ditët e fundit tëgushtit. Nga Tirana në Frankfurt, çmimet variojnë nga 275 euro, deri në 643 euro për të fluturuar në datën25 gusht.

Për në Londër, me Wizz Air, që është një operator low cost, bileta nga Tirana në fund të gushtit kushton vetëm një drejtim minimumi 370 euro (nga Shkupi bileta është 235 euro, ose 57% më lirë).  Anasjelltas, nga Londra në Tiranë mund të gjesh biletë edhe me 55-70 euro.

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil pohuan për Monitor se gjithmonë në sezonin e verës, çmimet e biletave janë më të shtrenjta dhe kjo është një tendencë botërore. Por këtë gusht është konstatuar një kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion përmes Rinasit, ndërkohë që nga ana tjetër kompanitë ajrore nuk po shtojnë avionë, pasi ka kosto të larta marrja e avionëve me qira, çka është shoqëruar me çmime më të shtrenjta.

Fundi i gushtit përkon me kohën kur emigrantët kthehen në shtëpi, ndaj kërkesa është e lartë dhe çmimet tështrenjta, ndryshe nga biletat nga vendet e ndryshme të Europës drejt Rinasi, ku biletat janë të lira.Tendenca e kundërt ishte në fillim të gushtit.

Tarifat e larta në Rinas pengojnë shtimin e linjave

Një tjetër faktor që ndikon në biletat e shtrenjta, sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë tarifat e lartaaeroportuale të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, një problem që ata e kanë diskutuar edhe me ekspertë të BE-së. Tarifat e larta pengojnë shtimin e linjave dhe futjen e operatorëve low cost. P.sh., taksat që paguan Ryanair, -një prej operatorëve më të mëdhenj me kosto të ulët në Europë, për çdo pasagjer në aeroportet e tjera është 6-8 euro, ndërsa në Rinas do të duhet të paguante 40 euro. Rishikimi i kontratës së vitit 2004 është kyç, thonë burimet e Autoritetit, teksa tashmë është hapur auditi, i cili do të përcaktojë se nëse koncesionari i aeroportit e ka nxjerrë investimin, atëhere do t’u duhet të rishikojnë tarifat.

Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend, deklaroi për vitin 2017 fitime prej rreth 21 milionë eurosh, me një normë fitimi prej 47%, duke e renditur atë ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

Vonesa në aeroporte

Krahas çmimeve të larta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë. (Burimi: Monitor)

 

Tags: avionëtbiletatcmime

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026
Aktualitet

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Politikë

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026
Next Post

Plane për në plazh? Njihuni me temperaturat për sot

Bojkoti i Kuvendit/ Shehi kundër Bashës: Opozita ka vetëm dy zgjidhje

Lubonja: Peshku i madh e ha të voglin, emigrantët janë me Ramën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com