Një djalë u shpëtua nga policia pasi u gjet i zhveshur dhe i lidhur me një shtrat në shtëpi e rij në Kinën qendrore.
Fëmija shpesh keqtrajtohej dhe ai ikte nga shtëpia, por babai i tij kishte marrë një vendim ekstrem ndaj djalit duke e lidhur pas një krevati prej druri, në mënyrë që ai të mos kishte mundësi që të ike.
Fqinjët në fshatin Zhaofan në provincën Henan e gjetën djalin në këtë situate dhe menjëherë njoftuan policinë lokale.
Videoja e operacionit të shpëtimit i kryer me 2 gusht tregon tre policë që sharrojnë litarët me të cilët ishte lidhur djali, i cili ishte lënë aty krejtësisht i zhveshur.
Djali ishte krejtësisht i paaftë për të lëvizur, i lidhur nga të paktën shtatë litarë rreth krahëve të tij, qafës, kofshëve dhe këmbëve. Ndërsa vëllezërit e motrat e tij u gjetën të ulur pranë tij, gjithashtu edhe ata ishin të zhveshur.
Pasi e liruan fëmijën atij iu dha menjëherë për të pirë ujë. Fëmija, i identifikuar më vonë nga mbiemri i tij Liu, e larguan nga shtëpia për ta kthyer pas disa ditësh, sipas Shangcheng TV Station./TIRANA TODAY/