Një i sëmurë mendor i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se personi që ka humbur jetën, ka qenë i sëmurë mendorë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës.
“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore, M. K., 50-vjeç, i cili ka mundur t’u largohet shërbimeve, dhe është hedhur nga kati i 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast”.
Grupi hetimor ka nisur punën, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, për rastin në fjalë.