Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Serbia, paradhoma e refugjatëve drejt BE-së  

7 vjet ago
in Të Gjitha
Serbia, paradhoma e refugjatëve drejt BE-së  

Në afërsi të stacionit të autobusëve të merret fryma. Në bregun e afërt të Sava-s ngrihen ndërtesa prestigjioze në qiellin e Beogradit. E gjallëruar nga paratë e investitorëve arabë, fytyra e lagjes së vjetër të portit të kryeqytetit të Serbisë po ndryshon me shpejtësi.

Në një kohë që autobusi hyn në rrugën që mban emrin e Gavrilo Principit, vrasësit të pasardhësit të fronit perandorak austriak Franz Ferdinand, një zonjë e vjetër i thotë së bijës: “Ne lindim dy fëmijë, ata 22. Prit edhe pak kur të na pushtojnë.”

Kur thotë këto fjalë ajo e hedh vështrimin te Miksaliste – dy baraka të mbështetura te njëra-tjetra me ngjyrë lejla – që shërbejnë si institucion i strehimit të refugjatëve. Ato financohen nga iniciativa private dhe organizata joqeveritare.

Këtu emigrantët, shumica e të cilëve vijnë nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, marrin përkujdesjen e parë në Beograd: diçka për të ngrënë, informacione se te cilat autoritete duhet të shkojnë, pak qetësi.

Zbres nga autobusi dhe hy në ndërtesën kryesore. Disa të rinj luajnë ping-pong, të tjerët rrinë vërdallë dhe bëjnë muhabet.

Amira M. është e rraskapitur. Kurdja 36 vjeçare nga Iraku ka pesë muaj që ka marrë rrugën për në Evropë – me katër fëmijë dhe të shoqin Sarbas.

Në strehimin e refugjatëve asaj i pëlqen të tërhiqet në dhomën për nëna dhe fëmijë, e cila është nën përkujdesjen e organizatës joqeveritare serbe Qendra Humanitare.

Amila tregon me anglishte të çalët, se familjes së saj sapo i është dashur të kthehet nga Kroacia, e detyruar nga policia, për herë të shtatë në Serbi.

“Policia kroate na mori kartat nga celularët dhe na transportoi në kufi. Që atje duhet ta vazhdonim në këmbë rrugën.”

“Bad luck”, shton burri i Amiras Sarbas.

Ai tregon për fshatin e tij, që ndodhet midis Kirkukut dhe Erbilit. Në fillim erdhi IS, që u kishte kërkuar para. Pastaj erdhën bombarduesit amerikanë.

Luftëtarët e Shtetit Islamik u fshehën në shtëpi kurde. Amila dhe Sarbasi morën arratinë me fëmijët nëpërmjet Turqisë dhe Bullgarisë në drejtim të Evropës Perëndimore – dhe përfunduan në Serbi.Në vakum juridik: Dijana Korac-Mandic nga Qendra Humanitare është koordinatorja kryesore për projektet e refugjatëve të organizatës së saj në Serbi.

Për mendimin e saj, numri i refugjatëve në Serbi është gjithçka tjetër, por jo alarmues, veçanërisht po ta krahasosh me vërshimin e dy vjetëve më parë.

Mijëra vetë në pjesën më të madhe duan të vazhdojnë rrugën, në Evropën Perëndimore. “Vijnë në Beograd dhe regjistrohen si refugjatë. Kjo quhet Deklaratë e Qëllimit për kërkesën e azilit”.

Ata pastaj kanë 72 orë kohë, që të shfaqen në qendrën e refugjatëve ku i kanë caktuar. “Po të mos paraqesin pastaj kërkesë për azil, ata ndodhen në vakum juridik.”

Të dhënat e Organizatës së OKB-së për refugjatët duket se e konfirmojnë këtë. Në qershor 2018 në Serbi u regjistruan 739 refugjatë të rinj.

Vetëm 22 paraqitën kërkesa për azil. Të gjithë të tjerët presin në Serbi për një rast për të vazhduar rrugën. Në paradhomën e Bashkimit Evropian nuk ka dëshirë të qëndrojë askush.Në letër gjithçka është në rregull: Në Serbi ka 13 qendra pranimi të refugjatëve. Në to ai që vendos është Komisariati për Refugjatët dhe Migrimet, një organizatë brenda aparatit administrativ shtetëror. Komunikimi me publikun u nënshtrohet rregullave të rrepta.

“Në letër është gjithçka në rregull. Në realitet ata kanë të bëjnë me nëpunës shtetërorë arrogantë dhe jo kompetentë”, thotë Tanja B, e cila përkujdeset në Miksaliste për një projekt refugjatësh të financuar nga shtetet skandinave.

“A jeni të ndërgjegjshëm se po ushqeni bisha?” : Numri i refugjatëve në Serbi nuk është i madh:3500. Sa për krahasim: në tetor 2018 kishte më shumë se 180.000 refugjatë, të cilët qenë regjistruar në kalimin e tyre transit në Serbi.

Shumica vijnë nga Afganistani. Në Serbinë e varfër kanë përshtypjen se numri i refugjatëve është shumë më i madh.

Zilia sociale, edhe urrejtja nuk janë të dukshme, por ekzistojnë në mënyrë të fshehur. Një koment anonim në një faqe interneti të Miksaliste e shpreh në mënyrë brutale klimën zyrtarisht të ndrydhur ndaj refugjatëve: “A jeni të ndërgjegjshëm se po ushqeni bisha?”/DW

Tags: bejuridikkroateparadhomarefugjatëveSerbiavakum

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Serbi duhet të ishte në burg, Thaçi e emëron në Gjykatën Kushtetuese

Serbi duhet të ishte në burg, Thaçi e emëron në Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja gjermane: Të mos manipulohet me Vettingun!

Ambasadorja gjermane: Të mos manipulohet me Vettingun!

SHBA: Ish-kryeministri kërcënohet me jetë nga regjimi iranian, të rrisë masat e sigurisë!  Majko: S’kam frikë!

SHBA: Ish-kryeministri kërcënohet me jetë nga regjimi iranian, të rrisë masat e sigurisë!  Majko: S’kam frikë!

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com