Pas mbylljes së Kupës së Botës në Rusi, ata i kanë shijuar pushimet në disa vende të Evropës. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, të cilët të martën janë fotografuar në një ditë relaksuese në një jaht në Ibiza.
Futbollisti, 33-vjeç, është filmuar duke bërë shaka me të dashurën e tij 24-vjeçare, teksa shikohet duke e hedhur në ujë.