Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

OMN: Të rihapet procesi për Zaganjorin. ‘Zëri i Amerikës’: U fol për një seri problemesh…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
OMN: Të rihapet procesi për Zaganjorin. ‘Zëri i Amerikës’: U fol për një seri problemesh…

Në Shqipëri, kapitulli i rivlerësimit për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, nuk mund të konsiderohet i mbyllur, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi i përbërë nga ekspertë europianë dhe amerikanë, që ndjekin procesin, i ka rekomanduar sot, Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e KPK-së. Përmes një njoftimi zyrtar, Komisionerët Publikë, shpjeguan se pasi t’u jetë njoftuar “vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”. Vendimi për kreun e Gjykatës së Lartë u mor më 24 korrik, dhe KPK, sipas ligjit, ka afat 30 ditë, për t’ia njoftuar me shkrim Komisionerëve, të cilët nga ana e tyre kanë 15 ditë kohë, për të vendosur nëse do të bëjnë ose jo ankimim.

Nuk dihet ende arsyeja për të cilën ONM-ja ka sugjeruar ankimimin e vendimit, ndonëse dhe vetë Komisioni i Pavarur, gjatë seancës dëgjimore me zotin Zaganjori, foli për një seri problemesh që sipas tij kishte gjetur falë një hetimi të thelluar.

Sipas relacionit të bërë publik, kryetari i Gjykatës së Lartë rezultonte të kishte bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan. Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas zotit Zaganjori nuk ishin blerë, por ishin ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes. Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.

Zoti Zaganjori, i cili përvec të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, në fund të të cilit ai u konfirmua nga KPK.

Rasti i zotit Zaganjori është i ngjashëm me atë të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Edhe ky i fundit u konfirmua nga KPK por sërish ONM-ja kërkoi apelimin e vendimit.

VOA

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Një grusht grash mbajnë gjallë artin e endjes në Shqipëri

Një grusht grash mbajnë gjallë artin e endjes në Shqipëri

Berisha mbron gjyqtarin Lulo dhe numëron pasuritë e çiftit Rama

Emri/Berisha publikon letrën e nënës: Kryetari i PS-së Elbasan më mori vajzën për prostitutë

Zyra e Presidentit të Kosovës: Ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve, antikushtetuese

Zyra e Presidentit të Kosovës: Ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve, antikushtetuese

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com