Nëse mendoni se jeni të fiksuar pas rrobave, këpucëve dhe aksesorëve të tjerë, nuk jeni të vetëm. Edhe Bebe Rexha mendon se asnjëherë nuk është mjaftueshëm, e ndërsa garderoba e saj është e madhe.
Këngëtarja e famshme, e cila po korr mjaft sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat na prezanton të gjithë me dollapin e saj gjigand.
Këngëtarja ka një pjesë të veçantë vetëm për rrobat e skenës, një pjesë vetëm për xhinset dhe aksesorët.