Një 37-vjeçar është marrë në mbrojtje nga ana e policisë, pasi akuzon ish-gruan për dhunë psikologjike. Ky rast është denoncuar në komisariatin nr.1, në kryeqytet.
Një ditë më parë, është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin me inicialet L. T., 37 vjeç, i cili akuzon shtetasen me inicialet E. K., 34 vjeç, për dhunë psikologjike.
Sa i takon këtij rasti, materialet hetimore u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.