Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çështjet bërthamore/SHBA-të dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë sa më parë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Çështjet bërthamore/SHBA-të dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë sa më parë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nevojë urgjente për të ringjallur bashkëpunimin e epokës së Luftës së Ftohtë për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore. Ky është përfundimi i një raporti nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, i cili përdor arkivat e sapo bëra publike të inteligjencës për të hedhur dritë mbi disa komunikime personale mes armiqve të Luftës së Ftohtë që ndihmuan në respektimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, autorët e raportit shpjegojnë se si bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe sovietikëve ndihmoi në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore në kontinentin afrikan.

Kjo është shkretëtira e Kalaharit në Afrikën e Jugut – ku në gusht 1977, satelitët sovjetikë zbuluan përgatitjet për një provë bërthamore.

“Bashkimi Sovjetik nuk kishte marrëdhënie diplomatike me regjimin e aparteidit. Kishte megjithatë, informacione zbulimi që tregonin se po bëheshin përgatitje për një provë bërthamore. Sovjetikët morën përsipër ta ndanin këtë informacion zbulimi me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni kishte marrëdhënie me Pretorian, dhe kishte ndihmuar në fakt me një program civil bërthamor, por me sa duket nuk kishte interes të lejonte Afrikën e Jugut të kryente një provë bërthamore”, thotë Nick Redman me Institutin Ndërkombëtar për Studimet Strategjike.

Pretoria mohoi të kishte plane për ndonjë provë bërthamore – por zbulimi amerikan konfirmoi praninë e objektit bërthamor dhe ndihmoi t’i bënte presion Afrikës së Jugut të braktiste planet. Kjo video e vitit 1993 tregon inspektorët e Agjencisë për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore që mbikëqyrin shkatërrimin e objektit në Kalahari nga ushtria e Afrikës së Jugut.

Bashkëpunimi mes armiqve të Luftës së Ftohtë – i udhëhequr pastaj nga Presidenti amerikan Jimmy Carter dhe Sekretari i Përgjithshëm Sovjetik Leonid Brezhnev – është një nga shembujt e shumtë të bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe Moskës për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.

“Marrëdhëniet personale ishin absolutisht kyçe për të hartuar jo vetëm traktatin e mospërhapjes, por gjithë regjimin e armëve bërthamore, që dilte prej tij. Fakti që kishte specialistë të kontrollit të armëve dhe specialistë shkencorë në të dy qeveritë, fakti që ata takoheshin rregullisht … ishte mjaft i rëndësishëm”, thotë Nick Redman.

Kjo u pasua me një dekadë bisedimesh në Gjenevë gjatë viteve 1960. Zëvendëspresidenti i atëhershëm Lyndon Johnson theksoi angazhimin amerikan:

“Dua të theksoj se ne do të bëjmë gjithçka dhe e përsëris gjithçka që mundemi me dinjitet dhe nder për të arritur një marrëveshje”.

Bisedimet kulmuan në vitin 1970 me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Por gjysmë shekulli më vonë, autorët e raportit thonë se marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë më keq se ç’kanë qenë që nga Kriza e Raketave në Kubë në tetor të vitit 1962.

“Pra, ka nevojë për një investim për të rindërtuar këtë bashkëpunim, sepse kërcënimet nuk janë zhdukur. Ka akoma shumë armë bërthamore që nuk janë aq të sigurta sa dëshirojmë që të jenë. Ka edhe më shumë materiale bërthamore”, thotë Nick Redman me Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ekziston frika për një garë të re armësh me Rusinë që po zhvillon armë atomike taktike dhe Shtetet e Bashkuara që po modernizon aftësitë e saj bërthamore.

Traktati i vitit 2017 për ndalimin e armëve bërthamore nuk u nënshkrua nga asnjë fuqi bërthamore – dhe tregon një ndarje në rritje mes vendeve që kanë dhe nuk kanë armë atomike, thotë zoti Redman.

“Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk bashkëpunojnë, problemi është se ata mund të humbasin shumë shpejt iniciativën që kanë mbajtur deri tani në sferën e mospërhapjes së armëve bërthamore “.

Raporti u kërkon politikanëve si në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi të nxjerrin mësime nga historia e Luftës së Ftohtë, pasi bota ende përballet me kërcënime të mëdha bërthamore.

Tags: bashkëpunojnëberthamoreçështjetduhetrusiaSHBA-të

TË LIDHURA

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse
Bota

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse

20:58 | 28/08/2025
Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj
Bota

Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

20:11 | 28/08/2025
Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë
Bota

Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë

19:50 | 28/08/2025
Next Post
Amerikanët nuk i besojnë më Facebookut

Facebook mbyll llogaritë e rreme për një arsye të rëndësishme

SHBA-të festojnë 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë

SHBA-të festojnë 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë

Skandal, Çipi: 65 aktorë firmosën për të shembur Teatrin

KE-ja i kthen përgjigje opozitës për Teatrin: Po e shqyrtojmë rastin!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse
Bota

Aksidenti hekurudhor në Tempi ku vdiqën 57 njerëz! Raporti ‘përmbys’ skenarin e deritanishëm: Vagoni i dytë s’kishte lëndë djegëse

by mirseda
20:58 | 28/08/2025
0

Raporti i fundit nga Departamenti i Krimeve të Zjarrvënies hedh poshtë dyshimet për lëndë ndezëse në trenin...

Vritet 61-vjeçari në Shkodër

Vritet 61-vjeçari në Shkodër

20:56 | 28/08/2025
Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

Rregulla të reja, administrata e Trump njofton kufizime vizash për studentët dhe gazetarët e huaj

20:11 | 28/08/2025
Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë

Zelensky i drejtohet kreut të OKB-së: Jemi gati të takohemi në nivel udhëheqësish, por Rusia vazhdon të bombardojë në Ukrainë

19:50 | 28/08/2025
Shënjestër e shpërthimit në Fushë-Krujë? Reagon Jozefina Topalli: “Nuk është e vërtetë”

Shënjestër e shpërthimit në Fushë-Krujë? Reagon Jozefina Topalli: “Nuk është e vërtetë”

19:37 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com