Kryeministri Edi Rama, gjithnjë ka qenë në vëmendje të medias lidhur me veshjen e tij. Edhe këtë herë ai është shfaqur me një veshje aspak të zakonshme në homazhet e të ndjerit Luan Hajdaraga. Në homazhet e zhvilluara në ambientet e Kuvendit, Rama është shfaqur i veshur me brekushe dhe atlete të bardha.
Ndonëse homazhe në nder të ish-ministrit edhe një ish-anëtari të partisë socialiste, Rama nuk la pa i shpëtuar mundësia të tregonte stilin e tij në veshje edhe në ceremoni të tilla.
Kjo nuk është hera e parë që Rama nuk shfaqet me veshje të përshtatje në ngjarje të ndryshme. Në një takim me kryeministrat e Ballkanit, Rama u shfaq pikërisht me atletet e tij të bardha, duke bërë u bërë lajm në shumë media evropiane.