Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë e pret opozitën pas pushimeve, nëse nuk ndryshon kurs?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kryemadhi bashkon votat me Ramën, kushti i fortë që i vendos kryeministrit

Nga Flogert Muça/ Procesi i Vetting-ut po ecën me ritme më të shpejta, që prej ditës që BE vendosi që Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershorin e vitit të ardhshëm.

Siç duhet të ndodhte, gjyqtarët dhe prokurorë te drejtësisë së emëruar nga politika po ngecin një e nga një në rrjetën e kontrollit të imtësishëm që kryhet nga strukturat e Vettingut.

Janë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbyllur dosje të renda korrupsioni e vrasjesh, që kanë zhdukur prova, që kanë marrë ryshfete të majme nga krimi, që kanë dënuar mediat me urdhër nga partia që i kishte emëruar në krye të detyrës.

Në këtë fund korriku, kur po mbyllet një sesion politik për të rinisur në shtator, ajo që bie në sy është sulmi që opozita i bën vazhdimisht SHBA-ve dhe BE-së.

Një sulm i cili ka nisur që para 21 korrikut të 2016-ës ku opozita e detyruar  ngriti kartonin jeshil pro reformimit të sistemit të drejtësisë.

E gjitha më pas u pasua me mos-votime dhe me zvarritje procesesh  nga opozita, duke ardhur në përfundimin e thjeshtë se sa më shumë të zvarrisim drejtësinë, aq më shumë do vonojmë integrimin  e vendit në BE e aq më shumë do kemi mundësi të flasim për marrëveshje të pista poshtë tavolinës për të shpëtuar kokat e mëdha që kanë përçudnuar drejtësinë e rrjedhimisht, shtetin e së drejtës!

Por, një tregues tjetër të qartë që flet për merakun e opozitës dhe lidhjen e saj me të shkarkuarit nga Vettingu është edhe sulmi i saj ndaj atyre që bëjnë Vettingun.

Po ta vësh re, pas çdo shkarkimi që bën KPK, opozita sulmon SHBA-në dhe BE-në duke fajësuar ato pse po pastrohet drejtësia e emëruar kur PD-LSI ishin në pushtet. Mesa duket kjo verë do jetë edhe më e nxehtë për opozitën e cila përpos pafuqisë dhe paaftësisë për të ngritur kauza konkrete, po humbet edhe boshtin e saj të ngritur në pallatin e drejtësisë.

A ka shpëtim për opozitën?/Po, deri diku edhe mund të ketë. Për të arritur atë, PD dhe LSI duhet të ndryshojnë sa më shpejt kurs, duke u bërë palë me Gjermaninë e cila dje duke i bërë thirrje opozitës për bashkëpunim shprehej se  “Ne jemi te impresionuar nga reformat e Shqiperise në fushën e drejtësisë dhe ligjit. Shqiptaret kanë çdo arsye për të qenë krenarë per këtë. Aktorët politike duhet të mbeshtesin reformat”.

Duhet mirëkuptuar fakti që PD dhe LSI kanë ca detyrime për të mbrojtur ata gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë Vettingun e që kanë qenë deri dje masha e politikës, por, kjo nuk mund të vazhdojë kundër gjithë botës, pasi do të ishte një vetëvrasje politike.

Politika nuk shquhet për ndershmëri apo për besë, ndaj, Basha dhe Monika bëjnë mirë që t’i tradhtojnë gjyqtarët dhe prokurorët që kishin emëruar dje në krye të drejtësisë, pasi kjo do i bënte që të ishin së paku, politikanë.

Shtatori me shumë mundësi do  të sjellë një opozitë e cila me shumë me shumë gjasë do e nisë betejën e saj me zhurmë të madhe e ndonjë protestë tjetër për Teatrin Kombëtar, por ajo që duhet të bëjë në fakt është të bëhet palë me SHBA-në e BE-në kur vjen puna te reforma në drejtësi dhe integrimi vendit.

Kanë të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar e për tu konsultuar me “burrat e shtëpisë” e partisë për këtë vendim, i cili do fuste opozitën në hollinë e reales dhe do të bënte vendin me opozitë reale.

Nëse vazhdojnë siç sot, kundër drejtësisë që reformohet dhe kundër SHBA-BE-së, kam frikë se nuk do jenë asgjë më shumë se dy parti ekstremiste si ato të BE-së që nuk duan integrimin e Shqipërisë. Veçse, këto do jenë pengesa nga brenda, jo nga jashtë!/Lexo.al

Tags: kursndryshonopozitënpretpushimeveSHBA-BE

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Vdekja që bëri të ‘gjallë’ Saimir Tahirin

Vdekja që bëri të ‘gjallë’ Saimir Tahirin

Futbolli kinez nuk ndalet, vjen dhe autogoli i vitit (Video)

Futbolli kinez nuk ndalet, vjen dhe autogoli i vitit (Video)

Kokainë në makinë, kapet shqiptari

Kokainë në makinë, kapet shqiptari







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

by mirseda
13:50 | 25/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier...

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com