Pavarësisht lojtarëve cilësorë që kanë arritur të rrëmbejnë nga kampionatet elitare europiane, futbolli kinez vazhdon të jetë në nivel ‘amator’ dhe me gabime trashanike. Episodi i radhës ka ndodhur në ndeshjen mes Beijing Guoan dhe Shanghai Shenhua.
Wei Shihao, u hodh në fushën e lojës në minutën e 90’, por vetëm pak sekonda pasi u aktivizua ai i bën ‘gjëmën’ ekipit Beijing Guoan. Një autogol nga Shihao i mohoi fitoren skuadrës së tij, një episod që do të mbahet mend gjatë.